5.9 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Suhareka hynë në zonën e kuqe për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave, bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë, brenda 7 ditësh.

Sipas MSH-së në zonën e kuqe vazhdojnë të jenë Prishtina dhe Fushë-Kosova si dhe këtë javë hyjnë edhe Suhareka dhe Zveçani.

Në këto komuna, lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.

Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Ferizaj.

Ndërkaq në zonën e gjelbër për këtë javë janë 24 komuna: Gjilani, Deçani, Vitia, Klina, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Malisheva, Kamenica, Juniku, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Në këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lejuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Në zonë të kuqe futen komunat që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve, në zonë të verdhë komunat në 76 deri në 150 raste me COVID, ndërsa në atë të gjelbër futen komunat që kanë deri në 75 raste.

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit