8.4 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Suhareka me harta digjitale në stacionet e autobusëve (VIDEO)

Në Suharekë është bërë vendosja e hartave digjitale nëpër stacionet e autobusëve.

Tani qytetarët e kësaj komune do ta kenë më të lehtë ta përcjellin lëvizjen e linjave të autobusëve në kohë reale.

Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

“Ky është një projekt i realizuar mes komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal që kap shumën 148 mijë euro. Gjithsejt janë të vendosura 18 nënstacione. Janë vendosur në qendër të qytetit. Janë vendosur në rrugën nacionale Suharekë-Prizren, dhe nëpër fshatra. Nënstacionet janë elektrike, ku qytetarët mund ta shohin orën, linjen dhe ku shkojnë autobusët. Kjo e lehtëson transportin e qytetarëve”- tha Muharremaj.

 

 

Më Shumë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

Nga Ben Blushi Nuk do isha marrë me xhunglën e shitjes së librit nëse botuesja që kam patur deri para disa muajsh nuk do më...

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajmet e Fundit