10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Suhareka përkujton Ukë Bytyçin

“Kujtimi për Ukë Bytyqin, është skica e ngjarjeve që ka t’përbashkët fuqinë e bashkimit. Tregimi për të, është fuqia e veprës dhe e fjalëve që nuk e humbën kurrë shkëlqimin”, kështu ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, me rastin e 17-vjetorit të varjes së Ukë Bytyçit.

Ai ka thënë se Ukën secili do ta mbajë mend gjatë, si njeriun modest e guximtar. “Idealistin e pamposhtur, luftëtarin sypatrembur dhe pa dyshim atë që se harruam kurrë, pamjen madhështore të një lideri të pazavëdsueshëm. Liria e Demokracia nuk ishin dikur vetëm rrugëtimi i tij, ai u sakrifikua për to. Ecja e tij maratonike, ka krijuar vet Historinë e Therandës. Si shok, bashkveprimtar e bashkëluftëtar do ta mbaj mend gjatë për t’ia treguar secilit madhështinë e tij dhe sigurisht edhe dhimbjen e së djeshmes, të sotmes dhe të ardhemes për mungesen e tij”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se Ukë Bytyçi u vra por nuk vdiq kurrë për atdheun. “Dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramaj dhe Bajram Bytyqi poashtu populli nuk i harron kurrë. Ai do të mbetet gjithmonë njeriu që na dha vullnet, dhe e bëri të paharrueshëm rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe ndërtimit të vendit”, ka deklaruar Muharermaj.

Më Shumë

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Lajmet e Fundit