Suhareka shënon “Ditën pa Makina”, Muharremaj thotë se do të krijojë shtigje të reja

Në Suharekë u shënua “Dita Ndërkombëtare pa Makina”, e cila synon sensibilizimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Shefi për Divizion për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Mjedisit, Zymer Mrasori tha se Komuna e Suharekës duhet të fillojë me planin e mobilitetit për zgjerimin e shtigjeve për biciklistët për një mjedis të pastër.

“Komuna e Suharekës është zgjedhur në këtë vit që të shënojë këto aktivitete në mbrojtje të mjedisit. Komuna ka hartuar strategjinë dhe planet zhvillimore, prandaj sugjeroj që të filloj edhe me planin e mobilitetit që të ketë sa më shumë shtigje për levizjen e lirë të këmbësoreve dhe të jetë një qytet i gjelbër”, tha ai.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se kanë ndërtuar 2 kilometra shtigje për biciklistët, derisa tha se do të ndërtohen edhe shtigje të reja.

“Falënderoj Ministrinë që ka zgjedhur komunën e Suharekës, kjo do të thotë që nuk e ka zgjedhur rastësisht e kemi merituar. Ditë më parë Kemi fituar një donacion 46 mijë për ambient. 22 shtatori është dita pa makina për një ambient të pastër. 2 km shtigje për biciklistët, vitin e tjetër do të bëjmë edhe shtigje të reja. Suhareka do të jenë një qytet i pastër dhe evropian”, tha ai.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohet kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit