Suharekë/ Bën për spital tre familjarët e tij, arrestohet

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka përdorur dhunë në familje. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre familjarë të tij, dy femra dhe një mashkull, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, raporton PrizrenPress

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, mbrëmjen e së mërkurës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit