Suharekë: Dy meshkuj therin me thikë një tjetër, motivi dyshohet për fajde

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar dy meshkuj shqiptarë në fshatin Dubravë të Suharekës, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjet të prehtë (thikë) një tjetër mashkull shqiptar.

Motivi i rastit, sipas Policisë, dyshohet se ka të bëjë me ‘fajde’, raporton PrizrenPress.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike dhe një automjet.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit