Suharekë/ Përdor drogë, një i mitur bëhet për spital

Policia e Kosovës ka raportuar se një i mitur nga fshati Breshanc i Suharekës është dërguar dje në emergjencë në Suharekë për shkak të dyshimit se kishte përdorë substanca narkotike, shkruan PrizrenPress

Për tretman të mëtejmë mjekësor i dyshuari është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Nga raporti 24 orësh i Policisë është bërë e ditur se njësit policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.87 gram substanca narkotike të llojit marihuanë, një grinder pajisje për bluarje të substancave narkotike, një pako me letra për mbështjelljen e substancave narkotike, një pako me filtera të cigareve dhe një telefon celular.

Siç njofton Policia, për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuari nuk është intervistuar, ndërsa lënda e rastit me urdhër të prokurorit vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit