Suharekë/ Përplasin qëllimisht veturat dhe rrihen mes vete, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit dyshohen se janë ndeshur qëllimisht me automjete përderisa ishin në lëvizje, raporton PrizrenPress

Policia ka njoftuar se pas kësaj ndeshje të qëllimshme të dyshuarit të revoltuar kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Njëri prej të arrestuarve ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKMF, në Suharekë, i cili më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së enjtes rreth orës 10:10, në fshatin Peqan të Suharekës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Lajmet e Fundit