19.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Suharekë: Polici Shaip Kransiqi, padit për shpifje Endrit Haxhajn

Për shkak se Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, nuk e ka ftuar të autorizuarën e paditësit, avokaten Sabrije Sylaj, është shtyrë seanca e së martës në rastin ku zyrtari policor Shaip Kransiqi po kërkon nga i padituri, Endrit Haxhaj, kompensimin e dëmit jomaterial-satisfaksion moral, për shkak të degradimit të personalitetit zyrtar dhe publik.

Gjykatësi Shaban Zeqiraj tha se avokatja Sylaj nuk është ftuar për seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se i padituri është ftuar me ftesë të rregullt, por se postieri ka konstatuar se ftesa i është lënë atij pa nënshkruar, pasi shtëpia ka qenë e mbyllur.

Në këto rrethana, gjykatësi Zeqiraj ka shtyrë seancën e sotme për 10 gusht 2021, në ora 10:30.

Sipas padisë së ushtruar në gjykatë më 15 qershor 2017, Shaip Krasniqi po kërkon nga Endrit Haxhaj kompensimin e dëmit jomaterial-satisfaksion moral, për shkak të degradimit të personalitetit zyrtar dhe publik.

Në padi thuhet se paditësi Krasniqi është degraduar nga i padituri Haxhaj, për shkak të akuzës së bërë nga ana e tij për kinse kërcënimin nga ana e tij dhe atë në lokalin që gjendet në Suharekë.

Endri Haxhaj me akuzën ndaj paditësit thuhet se ka arritur të inicioj hetime të cilat kanë ndikuar në punën dhe karrierën e këtij të fundit, i cili ushtron pozitën e policit.

Sipas padisë, ndaj paditësit është zhvilluar procedurë disiplinore dhe atë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi Gjakovë, pra Stacioni për Mbikëqyrje Kufitare në Vërmicë. Aty thuhet se është bërë procedimi i rastit në nivel lokal, sipas të cilit paditësi ishte i dyshuar për shkelje disiplinore, por se pas hetimeve ai është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga akuza.

Me këto veprime të të paditurit dhe shpifje, sipas padisë, paditësit i është dëmtuar imazhi si person zyrtar dhe i janë krijuar shpenzime materiale, për çka dhe gëzon të drejtën e satisfaksionit moral dhe atij material në vlerën që e përcakton eksperti i lëmisë përkatëse.

Andaj, kërkohet që padia e paditësit të aprovohet si e bazuar dhe të vërtetohet se i padituri e ka dëmtuar imazhin personal dhe zyrtar të paditësit, si dhe i ka shkaktuar dëm material Për këtë kërkohet nga gjykata që të detyrohet i padituria t’ia kompensoj dëmin material dhe jo material paditësit, si dhe të obligohet në kompensimin material të shpenzimeve që do të krijohen në gjykatë, të gjitha pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

SBASHK-u nuk ndryshon qëndrim: Greva vazhdon

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës  ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë. SBASHK-u me anë të një...

Aksident në Prizren, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën "Wesli Klark" në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, raporton PrizrenPress. "Rr. Wesli...

Lajmet e Fundit