Suharekë: Vajza e mitur pinë “domestos”, bëhet për spital

dhunimiNjë vajzë e moshës 14 vjeçare, nga qyteti i Suharekës, ka tentuar ta mbysë vetën e saj duke konsumuar detergjent të llojit “domestos” për shkak të problemeve që kishte në familjen e saj, mësojnë burime të Zërit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinikie Universitare të Kosovës (QKUK), por që tani ëshë jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në fjalë.

“Viktima femër ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar një sasi të preparateve kimike për pastrim. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit