15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Paguaj kafenë me poezi

lexuPër të shënuar Ditën Botërore të Poezisë, mijëra kafene në mbarë botën kanë përdorur poezinë si monedhën e tyre këtë të shtunë.

Sa kushton një poezi? – Derisa shumë shkrimtarë mesi sigurojnë të ardhurat e tyre me librat që shesin, një kompani me bazë në Vjenë ka dalë me një ide të jashtëzakonshme, duke ofruar një kafe në shkëmbim të një poezie.

Julius Meinl, një kafene e hapur në vitin 1862, ka festuar Ditën Botërore të Poezisë duke ofruar disa lloje të kafeve te konsumatorët e saj nëse ata i ofrojnë ndonjë poezi të tyre.

Mbetet e paqartë nëse me këtë janë pajtuar edhe arkëtarët, por nëse jeni të zotët në shkrimin e poezisë dhe mendoni të festoni Ditën Botërore të Poezisë atëherë vizitojeni Vjenën për të dorëzuar një shkrim tuajin.

Më Shumë

DJ me nam ndërkombëtar Black Coffee, pjesë e Sunny Hill Festival

Këtë vit, dyfish më shumë artistë të mëdhenj ndërkombëtar e vendorë do ngjiten në skenat e Sunny Hill Festival. Në edicionin që do të jetë...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Lajmet e Fundit