Sulmohet mjeku dhe polici në Gjakovë, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij.

I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjakovës pasi kishte lëndime, gjatë tretmanit ka qenë agresiv ku ka sulmuar mjekun dhe një polic, si pasojë polici ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Pejë, është arrestuar një i dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ofenduar dhe  tentuar ta sulmojë fizikisht një zyrtar mjekësor.  Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit