8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Sulmohet zyrtarja e Drejtorisë së Urbanizimit në Suharekë

Një rast i rrahjed ka ndodhur  në objektin e komunës sëSuharekës, ku është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit.

Sinjali mëson se i dyshuari që sulmoi kolegen e tij është zyrtar për diasporë në Drejtorinë e Kulturës, në komunën e Suharekës. Ai dyshohet se ka sulmuar koordinatoren e Urbanizimit, gjatë ditës së djeshme, në zyrat e komunës.

Mollë sherri për përleshjen u bë një hartë zonale, ku përfshihen fshatrat e komunës së Suharekës, për të cilën ka nisur diskutimi mes dy zyrtarëve.

Mosmarrëveshja kaloi në konflikt fizik, pasi i dyshuari ka kërkuar nga koordinatorja një hartë normale dhe jo në monitor, siç ajo ia ka prezantuar. Në ato momente, viktima ka kërkuar ndihmë nga një zyrtar tjetër, por kjo vetëm sa e tensionoi situatën. Zyrtari për diasporë dyshohet se e ka kapur për krahu viktimën, duke e shtyrë, me ç’rast s’e ka lejuar të dalë as nga zyra.

Për shkak të sulmit që ia shkaktoi kolegu, viktima ka pësuar lëndime truporë dhe ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë.

Palët e përfshira jën intervistuar në Polici pas denoncimit të rastit dhe Prokuroria ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Më Shumë

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit