8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

“Ma ke shkatërru jetën, kam me t’vra”, pacienti kërcënon mjekun në Rahovec

Kërcënimet ndaj personave zyrtarë dhe profesionistëve shëndetësorë, janë një fenomen në rritje në vendin tonë.

Vetëm në muajt e fundit janë raportuar raste të ndryshme të cilat po trajtohen nga institucionet e drejtësisë, ndërkohë që denoncimet për raste aktuale vazhdojnë pothuajse çdo ditë.

Një kërcënim serioz për jetën u denoncua sot në Polici, e më pas u përcoll në Prokurori, edhe nga mjeku i fshatit Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit, i cili, në shtëpinë e tij ishte kërcënuar nga një pacient që ishte trajtuar për një kohë nga ai.

Sinjali mëson se pacienti kishte shkuar rreth orës 08:30 te shtëpia e mjekut të fshatit për t’iu ankuar atij për trajtimin që kishte marrë dhe terapinë që kishte përdorur, duke e fajësuar se ai me këtë ia kishte shkatërruar jetën.

Për këtë ‘të keqe’ që e kishte shkaktuar mjeku sipas tij, ai e kërcënoi edhe me vrasje, veprim ky që përveç se krijoi shqetësim të madh dhe pasiguri, e detyroi mjekun e fshatit që rastin ta denoncojë menjëherë në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pacienti i dyshuar për kanosjen serioze të mjekut të fshatit është shoqëruar në stacionin policor në Rahovec, ku është përballur me dyshimin e bazuar për kanosje të mjekut të fshatit.

Pas intervistimit dhe udhëzimeve të marra nga prokurori i shtetit, rasti është iniciuar në Polici si “Kanosje”, ndërkaq ndaj personit të dyshuarit është urdhëruar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Pas kompletimit të veprimeve hetimore dhe dorëzimit të kallëzimit penal, çështja do t’i referohet gjykatës për të vendosur lidhur me masën eventuale për sigurimin e pranisë së pandehurit në procedurë dhe parandalimin që ai të kryejë vepër të njëjtë apo të ngjashme në të ardhmen.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Konflikt familjar: Motra ther me thikë kuzhine motrën në Prizren

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë. Por ngjarje të tilla, që shpesh përfundojnë...

Aksident në rrugën Zhur -Prizren

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Zhur – Prizren, raporton TV Prizreni. Sipas dëshmitarëve të rastit një person është lënduar ndërsa...

Formacioni i Barcelonës në 2022-23: Xavi synon me Fatin ta ndërtojë ekipin

Nuk ka asnjë lëndim që mund ta ndalojë Ansu Fatin. Produkti i akademisë së Barcelonës është rikthyer sërish, pasi ai u kthye në aksion...

Përjetime të trishta të një maturanti-ushtar

Shkruan: Msc. Arton Ahmetaj 13 maji i 1999-s në Korishë As sot nuk mund ta kujtoj saktë nëse atë natë, të largët për nga koha, por...

14 gra nga komuna e Prizrenit përfitojnë grante nga “Socio- Projekti 2”

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund –...

Tri orë me Thaçin, tri me Veselin – Totaj tregon se çka i thanë ata për fitoren në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u ndjenë shumë mirë kur u vizituan nga ai në...

Kjo është lista e emrave më të përfolur për president të Shqipërisë

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar të martën 16 majin si raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Deri në këtë datë...

Çeku: Peci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin e Kosovës

Figura e legjendës së boksit kosovarë Xhevde Peci është vlerësuar lartë për kontributin e dhënë në kohët e vështira të popullit të Kosovës përmes...

Personi me probleme psikike ia vë flakën një veture në Malishevë

Një person në Malishevë u arrestua nga policia pasi dyshohet se ia kishte vënë flakën një veture e cila ka qenë e vendosur në...

Arrestohen pesë të dyshuar në Prizren për përfshirje në veprimtari penale

Patrullat policore nga Njësia e Reagimit të Shpejtë Prizren dhe hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren, pas mesnate,...

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi...

“Ma ke shkatërru jetën, kam me t’vra”, pacienti kërcënon mjekun në Rahovec

Kërcënimet ndaj personave zyrtarë dhe profesionistëve shëndetësorë, janë një fenomen në rritje në vendin tonë. Vetëm në muajt e fundit janë raportuar raste të ndryshme...

Dita Ndërkombëtare e Familjes shënohet sot

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe...

Horoskopi për ditën e diel/ Ja cilat shenja do kenë një ditë romantike

Dashi Bukuria e ditës mund të mos jetë e dukshme kur të zgjoheni këtë mëngjes, por me kalimin e orëve do të filloni të kuptoni...

Shyhretja kështu rregullohet në pushime

Shyhrete Behluli këtë kohë po e shfrytëzon që të relaksohet në një vend superior. Pasi që është e angazhuar në sezonin e verës, këngëtarja në...

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci

Sot mbahen homazhe dhe mbledhje përkujtimore për legjendën e boksit, Xhevdet Peci Sot do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar legjendën e...

Lajmet e Fundit