Superliga rikthehet me disa duele të “nxehta”

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së tretë.

Kjo xhiro do të startojë të shtunën pasdite, ku do të përballen Prishtina-Malisheva dhe Feronikeli ’74-Gjilani, sfida këto parashikohen të sjellin duele interesante.

Sfida joshëse na presin edhe të dielën pasdite, ku ballafaqohen Fushë Kosova-Llapi dhe Dukagjini-Liria, derisa derbi mes Dritës dhe Ballkanit është shtyrë për shkak se kampioni i Kosovës po luan në Ligën e Konferencës.

Superliga /Java e tretë

Të shtunën takohen:

Prishtina-Malisheva

Feronikeli ’74-Gjilani

Të dielën takohen:

Fushë Kosova-Llapi

Dukagjini-Liria

Drita-Ballkani është shtyrë

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:00.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit