11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Superliga rikthehet sot me tri duele interesante

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me tri ndeshjet e para të javës së 24-të.

Malisheva dhe Dukagjini do të përballen në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, derisa edhe Drenica dhe Trepça ’89, do të ballafaqohen në ‘luftën’ për t’i shpëtuar më të keqes.

Sfida e tretë e ditës së sotme luhet në Ferizaj, skuadra më të njëjtin emër para tifozëve të saj pret Llapin.

Kryederbi i kësaj xhiro, do të luhet të enjten, në Suahrekë mes dy pretendetëve për titull të kampionit, Ballkanit dhe Dritës, ndeshje kjo që pritet të sjellë një sfidë tejet interesante për faktin së kjo ndeshje mund të përcaktojë shumëçka sa i përket garës për kreun e tabelës. Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuza.

Një ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Prishtinës derisa gjyqtari kryesor aty do të jetë Visar Kastrati.

Superliga /Java e 24-të

Sot takohen:

Malisheva-Dukagjini

Drenica-Trepça ‘89

Ferizaj-Llapi

Nesër takohen:

Ballkani-Drita

Gjilani-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Ligjërata vetëdijesuese të Policisë për nxënësit e shkollave të mesme në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka nisur një seri ligjëratash vetëdijesuese për nxënësit e shkollave të mesme, me fokus parandalimin e përdorimit të rrezikshëm...

Lajmet e Fundit