Suspendohen dy hetues të Inspektoratit Policor

Policia e KosovesKryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, me vendim ka suspenduar me pagesë dy hetues të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) pasi që veprimet e tyre kanë rënë ndesh me udhëzimet administrative që rregullojnë disiplinën në Inspektoratin Policor të Kosovës, transmeton RTK.

”Vendimi për suspendim bazohet në nenin 22 paragrafi 2 pika 2.2. të Udhëzimit Administrativ Nr. 13/MPB-2011, për përcaktimin e shkeljeve, masave disiplinore dhe procedurës disiplinore ndaj punonjësve të IPK-së.

Inspektorati Policor i Kosovës si agjenci ekzekutive mbikëqyrëse për Policinë e Kosovës, i garanton qytetarët e Republikës së Kosovës se në vazhdimësi do të përmirësojë dhe fuqizojë mekanizmin e vet-kontrollit brenda organizatës.

Inspektorati Policor i Kosovës është i vetëdijshëm që për të realizuar misionin ligjor, punonjësit e IPK-së duhet të karakterizohen nga integriteti dhe profesionalizmi”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Lajmet e Fundit