Susuri “kërcënon” Haskukën

Drejtori i arsimit në Prizren, Skënder Susuri, ka “kërcënuar” kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, se do të marrë masa ligjore nëse anulohet konkursi për drejtorë të shkollave.

Ai, tregon se ende nuk është takuar me Haskukën.

“Në rast të anulimit të konkursit, do të ndërmarrë hapa ligjor”, tha Susuri për TV Prizreni.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka anuluar konkursin për drejtorë të shkollave.

Anulimi i konkursit është bërë pas ankesave të shoqërisë civile dhe partive politike.

Susuri tha se zvarritja e këtij procesi, do të sjellë shumë sfida të reja në procesin arsimor nga viti i ri shkollor./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit