9.4 C
Prizren
E premte, 31 Janar, 2025

Susuri: Nuk e kam ndaluar ekskursionin, por një aktivitet të jashtëligjshëm


Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri thotë se nuk është ndaluar ekskursioni i nxënësve në Brezovicë.

Sipas tij, dje është ndaluar vetëm një aktivitet i jashtëligjshëm.
Ditën e shtunë më datë 22 dhjetor 2018, ka pasur një organizim të jashtëligjshëm, të planifikuar nga një numër i nxënësve të shkollave të mesme të larta të Komunës së Prizrenit, të manipuluar nga individ dhe grupe përfituese e abuzuese me qëllime thellësisht materialiste dhe të dëmshme për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve”, tregon Susuri, shkruan “PrizrenPress”.

Iniciativa e nxënësve të shkollave të mesme në Prizren, për një ekskursion në Brezovicë, është ndaluar nga Policia e rajonit të Prizrenit me vendim të Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë. Kjo ka bërë që nxënësit të shprehin revoltën e tyre duke protestuar.

Susuri tregon ndërkaq se organizmi ishte planifikuar përmes rrjeteve sociale.

“DKA me kohë i ka njoftuar të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta, për një planifikim të natyrës abuzues dhe të kundërligjshëm, ka shpërndarë lajmërim publik në të gjitha shkollat, se ky organizim nuk do të lejohet”.

“Përkundër lajmërimit publik për mospjesëmarrje në organizime të tilla të jashtëligjshme dhe abuzuese, ditën në fjalë në stacionin e autobusëve në Prizren, janë tubuar një numër i konsiderueshëm i nxënësve dhe të rinjve të tjerë, të cilët insistonin të niseshin në formë të organizuar, me autobus, drejtë Brezovicës, vendit ku ishte planifikuar organizimi, ku nuk do duhej të ishin fëmijët dhe nxënësit e shkollave, për shumë arsye, se aty konsumohet alkooli dhe gjëra të tjera të rrezikshme për shëndetin e tyre”.

“Policia e Kosovës, në mbështetje të kërkesës së DKA-së, për ndalim të këtij organizimi të jashtëligjshëm e pamundësoj një organizim të tillë”.

“ Nuk është ndaluar një “ekskursion i nxënësve”, siç shkruhet në disa media elektronike, por është ndaluar një organizim i paligjshëm dhe i rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve/nxënësve”.

“DKA e mbështetur nga Policia e Kosovës edhe në të ardhmen do të pamundësoj çdo organizim të jashtëligjshëm dhe të rrezikshëm për sigurinë dhe shëndetin e nxënësve”.

“Qytetarët e Prizrenit, në veçanti prindërit, duhet të jenë të informuar në kohë reale dhe drejtë për të gjitha vendimmarrjet e DKA-së dhe të Policisë së Kosovës, në parandalimin e organizimeve të tilla joligjore dhe abuzuese dhe ti mbështesin të njëjtat. Ky organizim nuk ka pasur as karakter human, siç pretendojnë disa nga abuzuesit në media, sepse i njëjti organizim, me të njëjtin format, ka ndodhur edhe viteve të tjera (për disa vite), por nuk ka pasur një reagim institucional në parandalim e tij”.

“Organizimet jashtëshkollore planifikohen dhe organizohen në bazë të Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr.02/2016 dhe kanë qëllimin edukativ, arsimor dhe rekreativ. Për çdo organizim jashtëshkollor nevojitet pëlqimi paraprak i drejtorit të shkollës përkatëse dhe prindërve (përmes mbledhjes me prindër dhe nënshkrimeve të tyre) dhe njoftimi për DKA”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Murati njofton se janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje. Ministri ka bërë të ditur se rritja...

Zhdukja e veteranit të UÇK-së, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit është zhdukur që nga 23 janari i këtij viti. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega...

Lajmet e Fundit