3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Sylë Hoxha flet për kallëzimin penal që iu ngrit për rastin Dehari: Është më shumë politik dhe i paargumentuar

Ish-prokurori Special, Sylë Hoxha, ka deklaruar se kallëzimi penal që është ngritur ndaj tij nga familja Dehari, për rastin e djalit të tyre të ndjerë Astritit, është politik dhe i paargumentuar.

Në Info Magazine u shpreh se nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me këtë rast, meqë thotë se ishin marrë të gjitha veprimet e nevojshme, njofton Klan Kosova.

”Ai kallëzim penal është i paargumentuar. Ai kallëzim penal, është më shumë politik dhe mediatik për të thënë se kemi bërë diçka, përndryshe s’ka asgjë në të”.

”Përveç një deklarate që kemi japë për media, që e kam lexuar në sallën e Kryeprokurorit të Shtetit, që ka qenë një mendim i ekspertit të mjekësisë ligjore, unë tjera veprime nuk kam ndërmarrë në atë rast”.

”Edhe pse ka qenë vikend, me të marrë vesh se ka ndodhur rasti, kemi shkuar bashkë me hetuesit, kemi marrë veprimet e nevojshme dhe të gjitha ato veprime që është dashtë t’i ndërmarrim i kemi ndërmarrë”.

”Përndryshe ka qenë prokurori i rastit që ka punuar në atë rast, dhe në asnjë moment nuk janë pushuar dhe ndalë hetimet në atë rast. Ndërkohë e kanë dërguar nga Prokuroria e Prizrenit në Prokurorinë Speciale rastin”.

”Unë nuk ndjejë asnjë përgjegjësi për këtë”.

”Përkundrazi mua më ka ardhë keq për rastin se ka ndodhur në institucion. Personi na ka vdekë në institucion. Nuk është si të ndodhë rasti në rrugë, si në qendër të skijimit”.

”Jam munduar dhe besoj se e kam menaxhuar mirë atë çështje”.

”Do të zbardhet e vërteta, e di që kanë çuar raste në ekspertizë e në Zvicër. Nuk e di veç mediumeve që kam dëgjuar, vet se kam pasë në dorë atë rast, por Zyra e Prokurorit të Shtetit e ka marrë përsipër atë çështje”.

”Janë nda mjete edhe nga Qeveria e Kosovës për ato ekspertiza, ato do të kryhen dhe do të përfundohet sigurisht ai rast”.

Më Shumë

Sulmohet fizikisht një person në Gjonaj të Hasit

Një person është sulmuar fizikisht në Gjonaj të Hasit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me procedurë të rregullt është liruar./PrizrenPress.com/

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Çfarë diplome ka Adelina Ismaili?

Më shumë ka vite në skenë sesa jashtë saj. Mbase ky fakt e ka penalizuar Adelina Ismailin, e cila nuk arriti kurrë ta përfundojë...

Joshua dhe Fury pranojnë ofertë për meçin unifikues

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë pranuar ofertën për luftën unifikuese të titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Promotori Eddie...

Komuna e Prizrenit largon partitë politike nga zyrat e tyre

Në komunën e Prizrenit, sot ka nisur largimi i zyrave të partive politike që janë të vendosura në pronat e komunës. Kryetari i degës së...

Seanca urgjente e Kuvendit të Prizrenit mbyllet në mënyrë kaotike

Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për zyrat e partive politike nuk është shqyrtuar në seancën urgjente të Kuvendit të Prizrenit. Në vend...

Rrëzohet në vendin e tij të punës një punëtor i ndërtimtarisë në Suharekë

Një rast tjetër i lëndimit në punë është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kësaj radhe në Suharekë. Gazeta Sinjali mëson se një...

Mourinho largohet nga Tottenham, ky pritet të jetë trajneri i ri i klubit anglez

Pas rezultateve zhgënjyese këtë sezon, Tottenham Hotspur pritet të ndajë rrugët me Jose Mourinhon. Humbja nga Manchester United në Premier Ligë duket sikur i dha...

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Paraqiten 11 raste të reja me koronavirus në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, shkruan PrizrenPress Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti...

Kërkohet hapja e sallave të dasmave nga 10 qershori, sot takohen pronarët e tyre

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato...

Ky pritet të jetë orari i funksionimit të gastronomisë pas 18 prillit

Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit. Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të...

Varroset instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti

I është dhënë lamtumira e fundit instrumentistit të njohur, Shaqir Hoti. Hoti u varros në Rugovë të Hasit të Gjakovës në një ceremoni ku morën...

Bacë Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Mungesë e historisë apo histori e politizuar: Shqiptarët e kanë një problem me historinë, mungon vazhdimësia e historisë së shkruar...

Berati bardhezi

2,800 vjet qytetërim: UNESCO e rendit qytetin jugor karakteristik, mes pasurive të rralla botërore… Historia mijëravjeçare i ka gjurmët të gjalla në strukturën e çative...

Peja dhe Golden Eagle Ylli kualifikohen në finalen e Ligës Unike

Dy ekipe nga Kosova, Peja dhe Golen Eagle Ylli, janë finalistët e edicionit të parë të një lige të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës...

Lajmet e Fundit