20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Sylë Hoxha kërkon falje

syle hoxha 23Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka reflektuar për fjalorin e përdorur dje gjatë një deklaratë për media.

Kur doli para gazetarëve të hënën, Hoxha u mor me të kaluarën e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të cilët e kundërshtojnë mënyrën se si Hoxha po e udhëheq këtë institucion.

Por sot, Sylë Hoxha shprehu keqardhje për fjalët e thëna dje.

“Më vjen keq nëse dje, me fjalorin tim, është ofenduar dikush”, tha Hoxha sot.

Shtensionimit të Hoxhës i ka paraprirë një takim me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pasi katër anëtarë të KPK-së deshën ta nisin një mbledhje për ta shkarkuar Hoxhën nga ky këshill.

Anëtarët e KPK-së janë kthyer në mbledhje pas takimit me Kuçin, ndërsa Hoxha u shpreh se përbërja e Këshillit është pajtuar që të ketë mbledhje të rregullta.

Vazhdon Bllokada në Këshillin Prokurorial
16:07

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në cilësinë e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, është duke u takuar me katër anëtarët e tjerë të këtij këshilli brenda ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit.

Takimi ka filluar gati një orë më parë dhe është duke vazhduar ende.

15:35
Katër anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk e kanë përfillur vendimin e ushtruesit të detyrës së kryesuesit Sylë Hoxha për pezullimin e aktiviteteve të këtij këshilli deri në dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sevdie Morina, Jetish Maloku, Idain Smajli dhe Bajram Uka kanë shkuar në mbledhjen e thirrur që nga e premta, por me vetëm katër anëtarë në sallë ata nuk po munden ta bëjnë kuorumin për ta filluar mbledhjen.

Katër anëtarët e tjerë, Sylë Hoxha, Hajredin Kuçi, Florent Muçaj dhe Teki Bokshi nuk janë paraqitur në këtë mbledhje.

Përderisa katër pjesëmarrësit në mbledhje po presin të vijë ndonjë nga kolegët tjerë, KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë ministrin Hajredin Kuçi për ta pyetur nëse ai do të marrë pjesë, por nuk ëhstë përgjigjur.

Ndërsa anëtari tjetër Teki Bokshi ende nuk e ka vendosur nëse do të marrë pjesë.

“Jam duke e analizuar me kolegët tjerë se a do të marrim pjesë apo jo”, deklaroi Bokshi.

Më Shumë

QRTK në Prizren vlerëson nga afër Mullirin e familjes Misini në kuadër të procesit të rivlerësimit të trashëgimisë kulturore në Dragash

Në kuadër të procesit të rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë kulturore për vitin 2025 në Komunën e Dragashit, ekipi profesional i Qendrës Rajonale për...

Edhe një grua në pozitë udhëheqëse në Dragash: Blerina Kamberi U.D. Drejtoreshë e Çerdhes

Kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Blerina Kamberi U.D. të drejtoreshës së Çerdhes në Dragash, detyrë që ajo do ta ushtrojë deri...

Lajmet e Fundit