9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Sylë Hoxhës prapë i kërkohet dorëheqja

Anëtarja e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Sevdie Morina, para se të aprovohet rendi i ditës në takimin e 97 të këtij organi, kërkoi nga kryesuesi, Sylë Hoxha që ta sqarojë mos-mbajtjen e fjalës së dhënë nga ai në mbledhjen e fundit se do të jepte dorëheqje brenda dy javësh.

Po ashtu, Morina i tha Hoxhës se ai po vazhdon të jetë në atë karrige me përkrahjen e ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuqi.

Sylë Hoxha tha se “unë nuk e ndiej veten fajtor me dhanë dorëheqje në këto momente”.

Sevdie Morina i tha Sylë Hoxhës se “pse me kaq ngulm po e doni këtë karrige, a është zgjedhja e juaj?”.

Madje pyeti kryesuesin Hoxha se si është e mundur që nuk është diskutuar çështja e SMS-ve, kur bëhet fjalë për një anëtar të KPK.

“Mirëpo, ju kryesues jeni duke e përkrahur këtë”, tha Morina.

Jetish Maloku, anëtar i KPK-së deklaroi se ky “Këshill do të ketë rrjedhë normale vetëm kur nuk do të jemi këtu dhe të vijnë njerëz të ri”.

“Ju Florent (Florent Muçaj) nuk i duheni këtu kurrkujt kur shoqëria civile nuk të përkrahë, sikurse mua nëse nuk me përkrahë Prokuroria”, shtoi Maloku./Kallxo.com/

Më Shumë

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Lajmet e Fundit