25.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Tahiri: 12 janari, afati i fundit

Edita TahiriMë 12 janar është afati i fundit kur do të duhej të inaugurohen kuvendet komunale në veri të Kosovës. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se kryetarët e zgjedhur në veri e kanë të qartë se ky proces duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

“Dymbëdhjetë janari është data e fundit për inaugurimin e organeve të reja komunale për komunat të cilat tashmë i kanë shtyrë inaugurimet. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë të gjitha udhëzimet për t’i respektuar ligjet e Kosovës në procesin e konstituimit të komunave, por edhe në funksionimin e tyre.

Po ashtu, ua kemi bërë të qartë se edhe marrëveshja e Brukselit e nënvizon qartë, se procesi i zgjedhjeve dhe i funksionimit të komunave bëhet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Andaj të gjithë kryetarët e komunave dhe të tjerët që janë zgjedhur e kanë për obligim t’i respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri në intervistën për “Epokën e re”.

Ajo ka deklaruar se nëse nuk bëhet inaugurimi dhe konstituimi i kuvendeve komunale në veri deri më 12 janar, institucionet e Kosovës do të veprojnë konform Kushtetutës.

“Nëse ata nuk i respektojnë ligjet e Kosovës nuk do të pranohen si struktura legale komunale”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka kërkuar nga kryetarët e rinj ta marrin seriozisht mesazhin e Bashkimit Evropian karshi inaugurimit të kuvendeve komunale në veri.

Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës se dialogu në Bruksel ka degraduar. Ajo ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve...

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Lajmet e Fundit