4.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Tahiri kritikon dukuritë nacionaliste nga Serbia

EditaTahiri-adkNë ditën e parë të bisedimeve teknike në Bruksel të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u diskutua mbi çështjet e zgjedhjeve lokale, të doganave dhe për zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet për zgjedhjet kanë përfunduar, ndërsa çështjet tjera do të vazhdojnë të diskutohen gjatë ditëve në vijim.

Pas takimeve të sotme, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se në takimet për çështjet e zgjedhjeve lokale në Bruksel u vlerësua në mënyrë pozitive procesi i përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntori si dhe u riafirmua qëndrimi se zgjedhjet lokale duhet të zhvillohen sipas parimeve demokratike, të jenë të lira dhe të drejta, në pajtim me Ligjet e Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare ashtu sikurse që përcakton Marrëveshja e Brukselit e datës 19 prill 2013.

Tahiri ka thënë se në takim ka theksuar rëndësinë që fushata zgjedhore të zhvillohet në një frymë demokratike dhe kritikoi dukuritë e shfaqjeve provokative dhe nacionaliste nga zyrtarë të Serbisë në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Ajo në veçanti ka potencuar rëndësinë e respektimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe kontributin që duhet të ipet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore duke respektuar dhe zbatuar në plotëni marrëveshjen e Brukselit, thuhet në një komunikatë të zyrës së saj për komunikim me publikun.

Gjatë takimit palët u dakorduan që procesi i zgjedhjeve lokale është një rrugë demokratike që u mundëson qytetarëve zgjedhjen e subjekteve dhe kandidatëve të preferuar dhe u bë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

Ndërsa sa i takon takimit për çështjet e Doganave, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se është biseduar për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes për doganat dhe procesin e përgatitjeve lidhur me Fondin për zhvillim si dhe për pengesat për lëvizjen e lirë që vazhdojnë të jenë prezentë në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë kuadër, ajo ka theksuar se ka ngritur shqetësimet lidhur me pengesat e vazhdueshme për lëvizjen e lirë në pjesën veriore duke përmendur sidomos rastin e sulmit mbi stafin e EULEX-it me ç’rast humbi jetën një pjesëtarë i EULEX-it si dhe rastin e sotëm kur të ashtuquajturat Mbrojte civile përmes një barrikade pengoi kalimin e doganierëve dhe policëve të Kosovës në rrugë për në pikën doganore në Jarinje.

Tahiri ka kërkuar nga pala serbe që të respektoj marrëveshjen për doganat me të cilën duhet të ndodh lëvizja e papenguar e autoriteteve të Kosovës, ndërkohë që kërkoi nga BE-ja angazhime shtesë që të zgjidhet edhe çështja e transportit rrugor për pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Në këtë momente po vazhdojnë bisedimet për vlerësimin e zbatimin e marrëveshjes për zyrat ndërlidhëse, ndërsa nesër vazhdojnë bisedimet për çështjet e doganave. Të enjten do të mbahet takimi lidhur me çështjet e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen së lirë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ministri Çeku feston Krishtlindjen në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shënuar festën e Krishtlindjes në Prizren, duke marrë pjesë në aktivitete festive dhe vizita tek...

Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura

Moti sot po vazhdon të jetë i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se...

Lajmet e Fundit