22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Tahiri: Pa e njohur Kosovën, s’ka BE për Serbinë

Edita TahiriMinistrja e Shtetit, Edita Tahiri, ka thënë se Serbia është e detyruar ta respektojë parimin e fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Tahiri ka thënë se respektimi i këtij parimi nga Serbia nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Serbia duhet ta harrojë anëtarësimin në BE nëse nuk e njeh Kosovën si shtet.

“Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, sepse nuk e ka të plotësuar kushtin e fqinjësisë së mirë me republikën tonë”, ka deklaruar Tahiri, në në intervistë për “Epokën e re”.

Ndërkaq duke folur për dialogun politik me Serbinë, që pritet të rifillojë në shkurt të vitit 2015, Tahiri ka thënë se qysh në takimin e parë do të kërkojnë nga Brukseli që Serbia t’i respektojë marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Tahiri ka treguar se, përveç kryeministrit Isa Mustafa që do ta drejtojë dialogun politik me Serbinë, pjesë e këtij ekipi do të jetë edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

“Në nivelin politik, ashtu siç e ka thënë edhe Brukseli, duhet të jenë z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi. Ky fakt mendoj se është një përbërje reprezentative dhe legjitime e shtetit të Kosovës, duke marrë parasysh edhe koalicionin qeverisës PDK – LDK. Ndërsa nivelin teknik të dialogut do ta drejtoj unë”, ka thënë Tahiri.

Pasi të implementohet marrëveshja e Brukselit, Tahiri ka thënë se do të insistojnë të hapen si tema çështja e reparacioneve të luftës dhe ajo e suksesionit në mes të dy shteteve. Ministrja e Shtetit ka bërë me dije se në Bruksel do të diskutohet për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, sipas saj, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Në këtë aspekt, Tahiri e ka quajtur iluzionist Aleksandër Jabllanoviqin, aktualisht ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i cili ka deklaruar se ky asociacion do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Iluzionet e individëve, sidomos të zyrtarëve të cilët pak a shumë mendojnë përtej dhe jashtë ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes së Brukselit, janë të lejueshme, por baza ligjore dhe marrëveshja e 19 prillit thonë qartë se asociacioni duhet të krijohet mbi bazën e ligjeve ekzistuese të Kosovës”, është shprehur Tahiri.

Më Shumë

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Zvicra fiton Eurovisionin

Zvicra me këngëtarin “Nemo” duke bërë që të triumfojë në këtë edicion të Eurovizionit. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit