Takimet e përmuajshme të Francesco Florit me ndërmjetësuesin

Francesco FloritIsh-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, e ka pranuar se Ejup Kamberi i kishte ofruar ryshfet, shkruan sot Koha Ditore.

Florit, gjyqtar shumëvjeçar i UNMIK-ut dhe më vonë i EULEX-it, e ka pranuar se me Kamberin takoheshin të paktën një herë në muaj dhe se bisedat nuk zgjasnin më shumë se pesë minuta.

Në një deklaratë të shkurtër që Florit ia kishte dhënë prokurores Maria Bamieh që mban datën 28 qershor 2012, ai i kishte “sqaruar” raportet me Kamberin, i cili bazuar në përgjimet telefonike të hetimeve në rastin Ilir Tolaj kishte rënë në përgjim në cilësi të ndërmjetësuesit për të mbyllur raste penale në këmbim të ryshfetit.

Posa kishte rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit dhe raporti i kishte shkuar prokurores Maria Bamieh, ajo e kishte thirrur Floritin për të dhënë deklaratë për këtë.

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Lajmet e Fundit