Lëkundet blloku

blloku opozitarLidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që të mos e lëshojë postin e kryeministrit, pas heqjes dorë nga kryeparlamentari, që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Por AAK-ja vazhdon të insistojë se i janë besnikë marrëveshjes së 10 qershorit për ndarjen e kulaçit. Atë kohë LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma ishin marrë vesh që i nominuari i tyre për kryeministër të jetë Ramush Haradinaj, Mustafës t’i takojë pozita e kryetarit të Kuvendit kurse Nismës për Kosovën- zëvendës/kryeministri. Por ndryshimi i rrethanave dhe vendimi të Gjykatës Kushtetuese për postin e kryeparlamentarit ka ndryshuar edhe ambiciet e LDK-së, e cila nuk dëshiron të mbetet pa një post kryesor në formulën e ardhshme qeverisëse.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë për “Koha Ditore” se bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit të madh po vazhdojnë, por deri më tani nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit