0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Takohen Poroshenko-Putin

Poroshenko-PutinPresidenti i Ukrainës dhe ai i Rusisë kanë zhvilluar bisedimet e para të drejtpërdrejta mbi krizën në lindje të Ukrainës, por duket se nuk është arritur ndonjë marrëveshje e rëndësishme.

Udhëheqësi i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se një “udhërrëfyes” do të përgatitet sa më shpejt të jetë e mundur për t’i dhënë fund luftimeve të ashpra ndërmjet trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.

Ndërsa Vladimir Putin u shpreh se vendi i tij do të mbështes dialogun, por ndalimi i luftimeve është një çështje e vetë Ukrainës, ka transmetuar TCH.

Bisedimet mes dy liderëve zgjatën për rreth dy orë me dyer të mbyllura. Zyrtarët ukrainas thanë se po synohet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur një armëpushim, i cili absolutisht duhet të jetë dypalësh.

Me anë të një deklarate Poroshenko ka shtuar: “Qëllimi kryesor i yni është arritja e paqes. Ne jemi duke kërkuan veprime vendimtare, të cilat do të sillnin paqen në Ukrainë. Ideja e planit të paqes është përkrahur nga të gjithë kryetarët e shteteve, pa përjashtim”.

Ukraina akuzon Rusinë për armatosjen e rebelëve, një akuzë e mohuar kategorikisht nga Kremlini. Dy udhëheqësit u takuan më parë edhe me diplomaten e BE-së, Catherine Ashton.

Më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur të vdekur që prej fillimit të luftimeve në Donetsk dhe Luhansk. Dy rajonet shpallën pavarësinë nga Kievi pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në muajin mars.

Më Shumë

Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Rogovë të Hasit, një nga monumentet më të vjetra në Kosovë

Kanë përfunduar ndërhyrjet e fazës së parë në kullën e Ymer Pogës në Rogovë të Gjakovës, një aset i trashëgimisë kulturore që i përket...

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Lajmet e Fundit