Talebanët pushtojnë edhe Kabulin, paralajmërojnë që nuk do të ketë viktima

Kryengritësit talebanë hynë të dielën edhe në kryeqytetin Afganistan, Kabul. Këtë e bëri të ditur një zyrtar i ministrisë së brendshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

Zyrtari i lartë i tha Reuters se talebanët po vinin nga të gjitha anët, por nuk dha detaje të tjera.

Ndërsa një postim në Twitter nga llogaria e pallatit presidencial afgan thoshte se të shtënat ishin dëgjuar në disa pjesë rreth Kabulit, por se forcat e sigurisë, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, kishin kontrollin e qytetit.

Kurse një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima pasi mori kontrollin, por nuk kishte shpallur armëpushim.

Nuk pati asnjë fjalë të menjëhershme mbi situatën nga Presidenti Ashraf Ghani, i cili tha të Shtunën se ishte në konsultime urgjente me udhëheqësit vendorë dhe partnerët ndërkombëtarë për situatën.

Pasi forcat e drejtuara nga SHBA tërhoqën pjesën më të madhe të trupave të tyre të mbetur në muajin e fundit, fushata talebane u përshpejtua pasi mbrojtjet e ushtrisë afgane, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit