-3.7 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Talenti i Lirisë së Prizrenit, ftohet nga Kombëtarja shqiptare (FOTO)

Talenti i jashtëzakonshëm i Lirisë, Diellor Beseni, i cili ka vetëm 15 vjet, është ftuar së fundmi nga Kombëtarja U-17 e Shqipërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Beseni do të jetë pjesë e Kombëtares në grumbullimin në ‘Tropikal’ nga data 25 shkurt deri më 4 mars.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra. Mesfushori qëndëror që ka arritur gjatësinë 1.80 cm ka pranuar një malë ofertash nga skuadra brenda dhe jashtë vendit.

Ka qenë klubi i Prishtinës që ka insistuar ta transferojë talentin e madh, por futbollisti ka kontratë me Lirinë.

Ndërkohë, ofeta ka edhe nga Maqedonia, Shqipëria e Turqia.

Ndonëse 15-vjeçar, ai po luan për juniorët e Lirisë, teksa ka stërvitur edhe me skuadrën e parë të Bledi Shkëmbit.

Nuk përjashtohet mundësia që Beseni të debutojë në pranverë në Vala Superligë dhe të bëhet futbollisti më i ri që ka mundur të luajë në elitën e futbollit kosovar.

 

Më Shumë

Islam Ukimeri emërohet drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Islam Ukimeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukimeri përmes një postimi në rrjetet...

Anderson lëndohet, pritet të mungojë 4–6 javë

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, ka pësuar një lëndim në krahun e majtë gjatë stërvitjes së fundit. Klubi ka konfirmuar se lojtari do të...

Lajmet e Fundit