Taulant Muja: Ja pse e braktisa PDK-në e Prizrenit

Nuk dëshiron të flas shumë për PDK-në në Prizren. Thotë se koha do të tregojë arsyen pse vendosi të braktisë këtë subjekt politik.

Taulant Muja ka braktisur zyrtarisht PDK-në e Prizrenit. Ai thotë se në këtë parti nuk kishte hapësirë për të dhënë kontributin e tij politik.

“Në mungesë të hapësirës dhe jo mundesis për të kontribuar në avancimin e vlerave demokratike, kam vendosë të braktisë PDK-në”, tregon Muja për ‘PrizrenPress’.

Muja tregon se PDK-në e ka mbështetur nga viti 2004.

“Zyrtarisht si anëtar i Kryesisë së PDK-së në Zhur jam angazhuar që dy vite”, tregon ai.

Muja thotë se ka edhe arsye të tjera që kanë shtyrë të braktisë këtë subjekt politik dhe t’i bashkohet LDK-së.

“Tashmë PDK-ja është e shkuara ime. Nuk kam koment, koha i tregon të gjitha”.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ndërkaq ka mirëpritur anëtarësimin e Taulant Mujës në subjektin e tij politik.

“Do të ketë edhe anëtarësime të tjera”,ka paralajmëruar Avdyli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit