4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

“EC Ma Ndryshe”: Ja çfarë vendimesh mori gjatë muajt prill Komuna e Prizrenit

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit prill ka monitoruar e vendimeve të Komunës së Prizrenit.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se monitorimi është bërë nga kryetari, drejtoritë e deri tek seancat e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Raporti për muajin prill nga “EC Ma Ndryshe”

1. Ekzekutivi
Përgjatë periudhës 01-30. 04. 2015, kryetari Muja ka mbajtur dy takime me drejtorët e ekzekutivit, të parin më 07.04.2015 dhe mbledhja e dytë është mbajtur me 21.04.2015.
1.1 Statistikat nga vendimet e kryetarit Muja për periudhën 1-30 prill 2015

Në këto dy takime janë miratuar gjithsejt 40 vendime, prej tyre: 17 vendime i aprovohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike, 3 vendime Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, 3 vendime Drejtorisë së Arsimit, 3 vendime Drejtorisë së Turzimit dhe Zhvillimit Ekonomik, 8 vendime Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, 5 vendime Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe nga një vendim për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Ekonomisë dhe Financave.
Drejtorisë së Shërbimeve Publike

-Lejimin e shpallejes së 17 tenderëve: – Ndërtimi i rrugës lokale në lagjen “Petrovë”
-Furnizim dhe vendosjen e shtyllës te rrethrrotullimi në rr. “Ëesli Clark” dhe “Ismail Kryeziu” në Prizren;
-Ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Dedaj;
-Realizimin e projektit me PPP për tregun “Bajram Curri”;
-Ndërtimin e kanalizimit dhe rrugëve në fshatin “Kabash I Hasit”;
-Ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Mazrek vazhdimi I projektit;
-Ndërtimin e kanalizimit në lagjen Osmanaj dhe Bislimaj në fshatin Kobaj;
-Ndërtimin e kanalizimit dhe ujësjellësit dhe rrugës në lagjen “Tusuz”;
-Tenderi për rehabilitimin e hidranteve në qytet;
-Rregullimin e shtratit të lumit në Zojz;
-Ndërtimin e kanalizimit në fshatin Caparc;
-Ndërtimin e kanalizimit fekal në fshatin Lubizhdë e Hasit;
-Ndërtmin e kanalizimit në fshatin Konjush;
-Ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Legjendë-Malësi e Re;
-Ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dhe
-Rehabilitimin e ujësjellësit në fshatin Korishë.
Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor

Aprovimi i shpalljes së tre tenderëve si: -Riparcelizimin sipas Planit Rregullativ të “Dardania2”-ZK Lubizhdë e Qytetit dhe ZK Gërnqarë;
-Ndërtimin e një kompleksi kushtuar dëshmorëve të UÇK-së në Gorozhup dhe
-Hartimin e Planit Rregullativ Urban për Kampusin e Universitetit të Prizrenit;

Drejtorisë së Arsimit:
-Shpalljen e tenderëve për furnizim me lëndë djegëse dru-pelet për nevojat e shkollavë të Komunës së Prizrenit dhe
-Furnizimit me lëndë djegëse thëngjill për nevojat e shkollave të Komunës së Prizrenit sikurse edhe
-Shpalljen e tenderit për bartjen e nxënësve të riatdhesuar.

Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik:
Lejimin e shpalljes së tenderëve për: -restaurimin e fasadave në rrugicat turistike;
-Ndërtimin e konakut –shtëpisë muze të Famullisë së Zymit ku ka jetuar dhe vepruar AT Shtjefën Gjeqov; dhe
-Mbështetje financiare projektit të QPDI-së.

Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport:
Përkrahje financiare për: -Botimin e monografisë për aktorin Bekim Fehmiu;
-Përkrahje financiare të disa SHKA-ve dhe OJQ-ve për vitin 2015 si: AKV “Lidhja e Prizrenit” AAKV “Emin Duraku” SHKA “Agimi” SHKA “Muharrem dhe Xhevat Qena-Romajë, SHKA “Dogru Yoll” Prizren, SHKA “Podgorski Biseri”, SHKA “Katarina Josipi”-Zym, OJQ “Alternativ-D”-Prizren, OJQ Shoqata e artistëve të stripit-Prizren, OJQ “EKUD-Mladi talenti”-Prizren, SHKA “Sharski Behar”, SHKA “Durmish Asllano” Prizren, SHKA “Mesk” Prizren dhe OJQ “Klassic Ëave me 500 eu;

-Përkrahje finanicare të disa klubeve sportive si: Klubi I Hendbollit F –Prizreni, Klubi ciklistik M -Prizreni, KB Bashkimi F, Klubi I Mundjes-Prizreni, Klubi I Hendbollit “Lidhja e Prizrenit”, Klubi I tenisit Prizreni, Klubi I atletikës Prizreni, Klubi I Boksit Prizreni, Klubi I Gjudos Prizreni, Klubi I shahut Zhupa, Klubi I ping pongut Prizreni, Klubi I ping Pongut “Elif 19”, Klubi I Ping Pongut Sharri, Klubi I Karatesë Prizreni, Klubi I Karatesë “Habil Krasniqi”, Klubi I Futbollit “Prizrenspor”.

-Përkrahje financiare organizimit të turneut të futbollit kushtuar dëshmorit Nazim Buduri;
-Mbështejte financiare klubit të automobilave “OLDTIMER”
-Mbështetje financiare festës së ditës së turqve në Kosovë;
-Mbështetje financiare për shënimin e ditës Ndërkombëtare të Romëve sikurse edhe
-Realizimin e Mmemorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet KOK dhe Komunës së Prizrenit të datës 08.01.2015.
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale:
-Lejimin I shpalljes së tenderit për ndërtimin e arkivës në QPS;
-Lejimin e angazhimit të një psikologu për dhënien e sërbimeve të veçanta në kuadër të projektit të familjeve strehuese;
-Formimin e Komisionit për përzgjedhjen e përfituesve të materialit ndërtimor të familjeve skamnore;
-Lejimin e mjeteve financiare për OJQ “Handikos” dhe
-Mbështjetje për OJQ “Hadër”.
Drejtorisë së Shëndetësisë:
-Lejimin e mjeteve për mbështetje finanicare për trajtim mjekësor të Cemil Luma, kuvendar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.
Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa:
-Formimin e Komisionit për vlerësimin e paluajtshmërisë, kategorizimin e tokës, caktimin e bazës tatimore për caktimin e tatimit në pronën e paluajtshme (tokat e të të gjitha llojeve).

Legjislativi:

Përgjatë muajit prill 2015, Komuna e Prizrenit ka thirrur një mbledhje të KPF-së sikurse edhe një seancë të kuvendit.

Mbledhja e KPF është mbajtur më 24 prill 2015 me gjithsejt 6 pika të rendit të ditës prej tyre:
Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KPF-së ( me 12 anëtarë të pranishëm, votohet unanimisht); -Shqyrtimi dhe miratimi i rendit të ditës të propozuar (me 13 anëtarë prezent votohet unanimisht. Propozohet nga Artan Abrashi të futet në rend të dite raporti vjetor i zyrës së avokatit të komunës, por sërish me unanimitet vendoset të lihet në seancën e muajit maj); -Propozimvendimi për shpalljen e z.Peter Ëalter Happel, qytetar nderi i Prizrenit (me 13 anëtarë, unanimisht); -Shqyrtimi i propozimvendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për dhënie në shfrytëzim Kishës Katolike në Prizren të pronës komunale të Kuvendit nr, 8916, të datës 16.06.2011 (me 13 anëtarë votohet unanimisht); -Shqyrtimi i Strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje qytetare; (me 13 anëtarë prezent, unanimisht); -Shqyrtimi i raportit rreth realizimit të buxhetit të komunës për periudhën janar-mars 2015 dhe të ndryshme.

Ndërsa me date 30.04.2015 është mbajt seanca e pestë e rradhës e KK-së. Pas mbledhjes solemne, Kuvendi i Prizrenit ka mbajtur seancën e rregullt për këtë muaj ku janë debatuar disa pika të rendit të ditës. Një ndër pikat që më së shumti iu merr kohë kuvendarëve. Çështja që ka zgjuar debat më të gjërë kishte të bënte me projektin e shumëpërfolur të Bibliotekës së Prizrenit. Disa prej asambleistëve të pranishëm, kanë kërkuar sqarime rreth kësaj çështje të shumpërfolur nga drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit, për momentin punimet në realizimin e këtij projekti tashmë janë pezulluar deri në një vendim të ri. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale për nevoja të zgjerimit të hapësirave të Kishës Katolike, shqyrtimi i strategjisë komunale për informim, komunikim dhe pjesëmarrje dhe shqyrtimi i raportit rreth realizimit të buxhetit të komunës për tremujorin e parë të vitit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Freeman: Ne, njerëzit jemi më të shqetësuar për atë që kemi se për atë që jemi

Disa thënie të Morgan Freeman: Mënyra më e lehtë për të pasur një humbje të garantuar është të heqësh dorë. Derisa ndihesh si një viktimë, atëherë...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit