-1.4 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Të burgosurit kapen duke festuar me kanabis dhe vodka në ‘burgun më të këndshëm të Britanisë’

Kriminelët e dënuar janë shfaqur duke festuar me pije alkoolike dhe drogë në ‘burgun më të këndshëm të Britanisë’.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, imazhet tregojnë të burgosurit “duke pirë”, si dhe duke shijuar ushqimin e festës – në HMP Five Wells në Wellingborough, Northamptonshire.

Më pas, të burgosurit kërcejnë të ndjekur nga tingujt e muzikës dhe duken se pinë kanabis.

G4S që drejton burgun ka thënë se të gjitha qelitë e të burgosurve të përfshirë në video janë kontrolluar dhe janë marrë ‘veprimet e duhura’, me të burgosurit e përfshirë të raportuar dhe të vendosur për t’u testuar për drogë.

Një zëdhënës i tha MailOnline: “Stafi ynë i përkushtuar punon pa u lodhur për të zbuluar, përgjuar dhe konfiskuar kontrabandën. Kushdo që gjendet me celular, drogë ose alkool në burg po shkel ligjin dhe mund të përballet me kohë shtesë pas hekurave”.

Five Wells, një burg i kategorisë C për meshkuj, është mega burgu i parë privat i Mbretërisë së Bashkuar dhe ka një fokus të qartë në rehabilitimin e shkelësve.

Ai ka dhoma të ndritshme dhe të ajrosura që ofrojnë pamje të mrekullueshme buzë liqenit, përdorim falas të fushave të futbollit dhe kopshte të bukura me peizazhe.

Duke kushtuar 253 milionë funte (288 milionë euro) për t’u ndërtuar, ai shihet si një shembull kryesor i synimit të qeverisë për të krijuar një ‘aset modern dhe efikas’.

Ndërtesat e saj janë në formë kryqi dhe mbajnë deri në 1,680 të burgosur, të cilët flenë në dhoma të dekoruara me shkëlqim dhe me hapësirë të bollshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjikokaj, hendbollistja e parë shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, fundjavën që e lamë pas ka debutuar në Ligën e Kampionëve. Gjikokaj bëhet hendbollistja e parë shqiptare që...

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale bore. Reshje më të shpeshta dhe më intensive priten...

Lajmet e Fundit