9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Të dielën vihet gurthemeli i Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit”

Të dielën, duke filluar në oën 15.00, do të vihet gurthemeli i Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” në Prizren. Ne ceremoninë zyrtare pritet të jenë të pranishëm zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Kryetari i Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, përfaqësues të KFOR-it dhe donatorët gjermanë, të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë projekt.

Qendra do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashakli të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit,shkruan PrizrenPress.

Sipas dinamikës së paraparë, në shtator do të fillojë mësimi në këtë qendër, e cila do të jetë një rasti i jashtëzakonshëm për komunitetin ashkali, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për t’u përfshirë në rrjedhat arsimore dhe të integrimeve me komunitetet tjera./E.Sulaj/

Më Shumë

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit