Të enjten Thaçi President, i ka siguruar nënshkrimet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas burimeve brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka siguruar nënshkrimet për thirrjen e seancës për zgjedhjen e tij si President i Kosovës.

Burime të Infopress-it brenda Kuvendit të Kosovës, bëjnë të ditur se Hashim Thaçi do të zgjedhet të enjten president i Kosovës. Sipas këtyre burimeve, zgjedhja e Thaçi do të bëhet gjatë seancës së rregullt parlamentare.

Këto burime konfirmojnë për Inforpress, se Thaçi e ka të sigurt edhe kuorumin për mbajtjen e seancës.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në seancë duhet të jenë së paku 2 të 3-tat e deputetëve, ndërsa në raundin e parë Presidenti zgjedhet me 2 të 3-tat e votave, nëse dështon raundi i parë dhe i dytë, atëherë në raundin tertë Presidenti zgjedhet më 61 vota të deputetëve.

Ndryshe, zgjedhjen e Thaçit për President të Republikës po e kundërshton ashpër Opozita e Bashkuar, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do lejojnë zgjedhjet e Thaçit në këtë pozitë. /InfoPress

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit