Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

Bora-kamioni te pastru rrugenPolicia e Kosovës raporton se, në bazë të informacioneve zyrtare të pranuara nga të gjitha drejtoritë rajonale policore, gjendja në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në Kosovë vazhdon të jetë e kalueshme, edhe pse në disa prej tyre kalimi është më i vështirësuar dhe kryesisht për mjete të rënda të transportit.

“Në disa rrugë ka prezencë të borës dhe akullit, prandaj duhet pasur kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjetit, sidomos në orët e vona dhe në orët e hershme të mëngjesit”, thotë Policia e Kosovës.

Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore, konkretisht rruga Pejë – Kullë ku kalohet me pajisje dimërore, por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.

Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi komunikacionin rrugor.

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit