-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Të kam dashur

Teodor Keko

Të kam dashur, të kam dashur
zemra ime zog i brishtë
nëpër erëra të kërkon.
Fishkëllen motiv’n e hershëm
një përgjigje merr të trishtë
heshtje varri që heshton.

Të kam dashur, të kam dashur
m’u lodh zemra në kërkim
krahëkëputur ra mbi breg.
Peshkatari që e gjeti
vetë u mbyt në një trishtim
gjakspërkatur si një shegë.

Të kam dashur, të kam dashur
me aromë të ndoqi zemra
nëpër erëra e murlane.
Era fryu jug-veri,
nga të shkoj, klithi e shkreta
unë pa zemër jam kësaj ane

Të kam dashur, të kam dashur
i vetmuar zemrën pres
mal trishtimi në këtë glob
Era fryn, aroma bie
zemra ime nuk po vjen
oh, ka ngrirë në një pol.

Të kam dashur, të kam dashur
mirë, mos eja, nëse s’do
veç një diell ngri në skaj.
Të çlirohet zemra ime
lidhur akujsh nëpër lot,
zemra ime e pafaj…

1996

Më Shumë

Lumi Toplluha del nga shtrati, vërshohet Samadrexha e Suharekës

Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë ditëve të fundit në vend, edhe zona e Suharekës është prekur nga përmbytjet. Një pjesë...

Akulli në rrugën Prizren-Prevallë shkakton aksident mes dy veturave

Në aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prizren-Prevallë. “Në rrugën Prizren-Prevallë si pasojë e ngricave ndodhi një aksident mes dy veturave, fatmirësisht pa të lënduar....

Lajmet e Fundit