9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Të martën përballja e tretë, Peja kërkon rikthimin e madh – Yllit i mjafton një fitore për titullin

Të martën (nesër) do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra nga Theranda ka fituar dy ndeshjet e para dhe i mungon edhe një fitore për tu shpallur kampion, që do të ishte i pari në histori të klubit. Ndërkohë, pejanët hyn për fitore për të ngushtuar serinë në 1:2, ku do të rikthehet edhe AJ Walton, i cili ishte i suspenduar.

Ndeshjen e parë e fitoi Ylli në Pejë 75:83, kurse sfidën e dytë e fitoi në shtëpi 75:73, me një fund dramatik.

Për Yllin do të ishte titulli i parë në histori, derisa pejanët kërkojnë titullin e gjashtë. Skuadra nga Theranda këtë edicion fitoi Ligën Unike, duke mundur në finale pikërisht Pejën dhe po e kërkon trofeun e dytë në këtë edicion.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Ndeshja Peja-Golden Eagle Ylli zhvillohet të martën nga ora 20:15 në ‘Karagaqi’

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës...

Lajmet e Fundit