9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë.

Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur në një deklaratë ekskluzive për Front Online zyrtarja për informim e “GAVI COVAX”.

“62,400 doza janë gati për t’u transportuar”, tha shkurt ajo.

UNICEF-i, që merret me transportimin e tyre, ka planfikuar t`i sjell në Kosovë të mërkurën me 12 maj këto doza.

Kjo është hera e dytë që “Gavi Covax” do të dërgojë në Kosovë vaksina anti-Covid.

Në kontigjentin e parë lëmoshë solli gjithsej 24 mijë të tilla.

Deri atë kohë, Kosova ishte vendi i vetëm në Europë ku nuk kishte asnjë vaksinë të vetme.

Aktualisht në Kosovë janë 6 mijë e 559 raste aktive me COVID-19.

Shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 2 mijë e 208 qytetarë që nga fillimi i pandemisë në vend me 13 mars, shkruan Front Online.

Në raportin e fundit, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), njoftoi për 5 të vdekur dhe 97 raste të reja pozitive me COVID-19.

Më Shumë

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit