12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Të pakënaqur me SBASHK-un, themelojnë sindikatë tjetër

Artan MjekiqiSindikata e Arsimit dhe e Kulturës e Republikës së Kosovës, është sindikata më e re e themeluar në Kosovë. Vendimin për t’u larguar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës (SBASHK), dhe të themelojnë këtë të fundit e kanë marrë një grup sindikalistësh të Universitetit të Prishtinës dhe të komunave të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur Artan Mjekiqi nga Këshilli iniciues për formimin e sindikatës,në një konferencë për media të organizuar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Ka thënë se pakënaqësitë e shumë punëtorëve në SBASHK kanë bërë që të themelohet një sindikatë tjetër, që, sipas tij, do të jetë ndryshe dhe e demokratizuar.

“Duke i ditur zhvillimet që po ndodhin në SBASHK po ashtu pakënaqësitë e shumë punëtorëve në atë Sindikatë, me keqmenaxhimin që po bëhet aty, me keqpërdorimin e mjeteve të punëtorëve, kemi vendosur që ta themelojmë këtë Sindikatë”, ka theksuar Mjekiqi.

Ai e ka quajtur SBASHK-un “sindikatë hajnash” dhe të politizuar.
“Kjo vërehet edhe në deklaratat e fundit të tyre, që kërcënojnë me grevë nëse nuk zgjidhet Qeveria”, ka shtuar ai.

Sindikatën e re e ka përkrah edhe profesori i matematikës, në shkollën e mesme “Fan Noli”, Agim Maliqi, i cili ka bërë të ditur se kolektivi i tij tashmë është përcaktuar që të largohet nga SBASHK-u.
“SBASHK-u përqindjen kryesore e ka marrë për vete, asnjëherë për raste të ndryshme nuk na ka ndihmuar asgjë, andaj si kolektiv morëm vendim për largim nga kjo sindikatë”, ka thënë Maliqi. Ka shtuar se pavarësisht kërkesës që ka bërë për largim, SBASHK-u nuk e ka larguar nga lista e anëtarëve të kësaj sindikate. Porse ka kërkesa për largim e ka mohuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Nuk kemi kërkesa për të shkuar në sindikatë tjetër, përkundrazi numri i anëtarëve është duke u rritur”, ka treguar Jasharaj.

Ai ka kundërshtuar se SBASHK-u është i politizuar, dhe ka mohuar të gjitha akuzat drejtuar sindikatës që udhëheq.

“Përplasjet më të mëdha i kemi me pushtetin, po të ishim të politizuar do të heshtnim për shumë probleme që janë përballur për punëtorët e arsimit, siç është kontrata kolektive”, ka deklaruar Jasharaj.

SBASHK-u aktualisht ka mbi tetëmbëdhjetë mijë anëtarë, dhe roli i kësaj sindikate është mbrojtja e të drejtave të punëtorëve në arsim. Ndërsa, sindikata e porsaformuar, e regjistruar në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë,e cila pohon të bëjë të njëjtën gjë, ende nuk e ka zgjedhur kryesinë e as kryetarin që do ta udhëheqë.

Por Këshilli që mori iniciativën për themelimin e saj në përbërje të Artan Mjekiqit (Sindikata e UP-së), Sejdi Matoshit (Sindikata e Arsimit të Mesëm) dhe Ramadan Beqirit (Sindikata e Arsimit Fillor) thotë se një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti.

Previous article
Next article

Më Shumë

Koncerti i parë i Bryan Adams në Tiranë, mbi dy orë me hite dhe emocione të fuqishme

Bryan Adams një nga artistët më me ndikim dhe me disqet më të shitur të të gjitha kohërave, me llojin e tij të rok-ut...

Haradinaj kujton masakrën e Bukoshit: Nuk ndalemi së kërkuari drejtësi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrat e civilëve nga forcat serbe në fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë. Në kolonat që po depërtoheshin...

Lajmet e Fundit