A do të shkojë në burg Ramadan Muja?

RamadanMuja-makinaGjykata e apelit, standarde të dyfishta

Me 13 mars, bëhet 1 vit që nga shpallja fajtor e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për keqpërdorim të pozitës zyrtare, nga Gjykata themelore në Prizren. Bëhet një vit nga dënimi i tij me 2 vjet burgim me kusht.

Mirëpo edhe skandalet e publikuara kohëve të fundit nga gazetari prizrenas Rami Berisha, tregojnë se edhe kryetari i komunës Ramadan Muja, ka qenë në dijeni të punësimeve të paligjshme të militantëve partiak në arsim. Por, Muja, ka preferuar të heshtë për skandalet që kanë ndodhur në largimin dhe punësimin e mësimdhënësve nga Drejtoria e Arsimit. Ai deri më tash nuk e ka thënë së paku një fjalë për këto skandale.

Ndaj zvarritjes jo pa qëllim të shqyrtimit të rasti të kryetarit të komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili tha se në Kosovë nuk ka sundim të ligjit por sundim të krimit, meqë sipas tij këtë po e dëshmon edhe Gjykata e Apelit me veprimet e saja.

Edhe deputeti i NISMA-së, Zafir Berisha mendon se rasti i Ramadan Mujës po zvarritet qëllimshëm./Bota Sot/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit