13.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Të shkruash lirisht seksin

Intervistë me shkrimtaren Erika Jong

A shqetësoheni kur romanin tuaj e quajnë autobiografi?

Në këto tridhjetë vjet që nga koha kur u botua “Frika e fluturimit”, kufiri midis autobiografisë (ose memuarit) dhe prozës është shuar. “Frika e fluturimit” ishte në ballë të kësaj tendence. Por nuk ka qënë asnjëherë një roman autobiografik, sado që ka elementë autobiografikë në të. Nuk është e pazakonshme për një roman të parë të ketë elementë të tillë.. Më vonë disa kritikë si Xhon Ëpdajtk, panë ngjashmëri të romanit tim me “rojë në thekërishtën buzë greminës”. Ai është një libër që përdor një mjedis të qytetit të Nju Jorkut , por gjithashtu e ccon protagonistin në një udhëtim që është mitik.

A është ky një libër që mund ta shkruajë vetëm një shkrimtar i ri? Ka ndonjë gjë në libër që ju turbullon tani?

Rrëmujshmëria e këtij romani është klithmë rinie. Ky lexohet si një manifest cclirimi. Kur një shkrimtar moshohet, gjërat i duken më pak bardh e zi. Ne fitojmë në mprehtësi, por ndonjëherë humbim atë ccmëndurinë rinore. Nganjëherë kur e lexoj, unë nxjerr ndonjë fragment nga libri dhe skuqem me pamaturinë time. Ndonjëherë dua të jem ashtu e pamatur dhe moskokëccarëse si atëherë.

Ju shkruat edhe dy libra të tjerë për Izadora Uingun. Çfarë ka ky personazh, që ju bën ti riktheheni sërish?

Izadora u bë një ikonë për gratë që kërkonin lirinë. Unë doja të tregoja se si ajo u përball me të qënit nënë, divorcin, varësinë ndaj drogës, lidhjeve të reja. Ngaqë ajo ishte aq e rëndësishme për shumë lexues, une e ndjeva se historia e saj duhet të vazhdonte.

Disa lexues mendojnë se Izadora ka një qasje të rastësishme ndaj martesës. Sa reflekton kjo pikëpamjet tuaja për martesën?

Në vitet gjashtëdhjetë , njerëzit martoheshin shumë të rinj, pa e pasur idenë se ccbarrë po merrnin mbi supe me martesën. Pastaj ne e zbuluam sa e vështirë ishte martesa dhe sa shumë kompromis kërkonte. Shpesh ne ndaheshim nga burrat e parë. Tani fëmijët tanë, të cilët shpesh rriten me prindër të divorcuar, janë më realistë ndaj martesës, më të matur për angazhime të mëdha. Në përgjithësi kjo është gjë e mirë. Ata e shohin martesën me sy më realist, se ç’bënim ne atëherë. Unë mendoj se mundësitë e tyre sot për martesa të suksesshme janë më të mëdha se tonat.

A ju shqetëson fakti se “Frika e fluturimit” është parë si një libër skandaloz?

Në fillim pata telashe nga mënyra sesi disa njerëz e quanin libër seksi. Unë asnjëherë nuk e kisha menduar se ishte një libër për seksin. Unë mendoja se ishte një libër për lirinë. Me kalimin e kohës vura re se sinqeriteti i vrazhdë i Isadorës për ndjenjat e saj seksuale, i kishte bërë për vete aq njerëz, sa edhe ata konservatorët e ndjejnë se duhet të gjykonin atë dhe mua. Ka më pak kurvërim në libër, se ccka fantazi. Asokohe ndoshta gruaja ndjehej e kërcënuar kur fliste apo mendonte lirisht për seksin. Në çdo rast çiltërsia e Isadorës ndryshoi mënyrën e të menduarit , të folurit dhe të shkruarit për seksin nga të dyja palët, si nga burrat ashtu edhe nga gratë.

Ju thoni diku, se kur shkruanit “Frika e fluturimit” mendonit ta vrisnit Izadorën, por ishit e vendosur që ajo të mos vdiste për mëkatet e saj. Pse?

Disa romane, midis të cilëve Ana Karenina dhe Madam Bovari janë shembuj të ndëshkimit të seksualitetit femëror me vdekje. Unë e kapa veten duke fantazuar se përgjigjja e Izadorës ndaj dilemave të saj do të ishte vetëvrasja. Unë mendoj se isha ndikuar nga arketipi kulturor, në të cilin gratë vdesin për pasionin seksual. Por atëherë unë e kuptova se duhej ta transformoja atë arketip. Mendova se ishte e rëndësishme tu dhuroja grave mundësinë e pasionit pa ndëshkim. Jo se ky pasion është i lehtë ose pa konflikt. Por vdekja duket një ndëshkim përtej ccdo gjëje.

Gratë duken shumë më të lira tani, se ccishin më 1973. A janë dilemat e Izadorës edhe sot?

Ne jemi ende në mes të një revolucioni të pambaruar. Po ta shohësh nga jashtë gratë duken se kanë më shumë liri, por është ende e vështirë të gjesh lumturi në seksin e kundërt ende e vështirë të gjesh liri emocionale. Izadora ngre pyetje që gratë i ngrenë ende sot. Gratë ende e ndjejnë se kanë nevojë për një burrë që të vërtetojnë identitetin e tyre. Shumë gjëra kanë ndryshuar në shoqëri por gratë janë ende jo të qarta se si ti përmbushin pritshmëritë e tyre.

Cilat janë pyetjet që ju bëjnë më shumë njerëzit për këtë libër?

Ata më pyesin se si e mora guximin të shkruaj një libër me intimitete. Unë nuk di si ti përgjigjem kësaj pyetjeje. Unë isha e nxitur për ta shkruar. Doja ti dokumentoja të gjitha gjërat që përshkrojnë mëndjen e gruas. Doja të nxirrja psikikën e femrës në letër. Dhe me sa duket ia kam arritur kësaj, pasi komentet më të shpeshta që kam marrë për librin kanë qënë “ti ke lexuar mëndjen time”.

Cila është kritika më e ashpër që keni marrë?

Kritika më e ashpër ka qënë ajo që Izadora është e përthithur brenda vetes. Unë mendoj se kultura jonë, thotë që gratë të vrasin mendjen si të përmbushin veten,nuk janë duke bërë atë që është detyrë e grave,pra të kujdesen për të gjithë të tjerët.Ne nuk duket sa i kritikojmë protagonistët meshkuj për shqyrtimin që i bëjnë psikikës së tyre.Por gratë mbahen për një standard të ndryshëm.Ne gjoja duhet të jemi kujdestare si emocionalisht,ashtu edhe fizikisht.Është shumë e veshtirë ta thyesh këtë menyrë të menduari.Por si mund të bëhen gratë shkrimtare të shquara,nëse mendohet që ato të jenë jofemërore,kur ato shohin në brendësi të mendjes femërore?

Cili vlerësim ka më shumë rëndësi për ju dhe pse?

Vlerësimi më i rëndësishëm vjen nga Xhon Wpdajk dhe Henri Miller,të cilët pranuan,në mënyra shumë të ndryshme,që unë isha përpjekur të bëja dicka të re për gratë në prozë. /revistasaras.al

Më Shumë

Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. Policia tutje shton se gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 25 aksident...

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto...

Lajmet e Fundit