22.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Anulohet Beer Fest

(E plotësuar) Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka vendosur ta anulojë festivalin e birrës në Prishtinë “Beer Fest” për të shtunën dhe të dielën, njofton Klan Kosova.

“Numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh”, ka shkruar Ahmeti.

Prandaj “kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest për sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse”.

Ahmeti ka shkruar edhe se “detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike”.

***

Beer Fest vazhdon

Festivali i birrës në Prishtinë “Beer Fest” do të vazhdojë të mbahet në orarin e paraparë, përkundër ngjarjes së mbrëmshme, kur një alarm i rrejshëm për sulm terrorist shkaktoi lëndimin e rreth 40 personave.

Organizatorët e “Beer Fest” i ka thënë Klan Kosovës se gjithçka do të vazhdojë normalisht dhe se incidenti i mbrëmshëm nuk do të ndikojë në itinerarin e festivalit.

Mbrëmë, derisa sheshi “Zahir Pajaziti” ishte mbushur me njerëz në Prishtinë, një person, që policia më pas tha se ishte i alkoolizuar, ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Ky veprim ka shkaktuar panik dhe njerëzit kanë filluar me vrap të largohen nga vendi, duke besuar se po ndodhte një sulm terrorist.

Gjatë ikjes, disa persona janë rrëzuar dhe më pas janë shtypur me këmbë nga të tjerë. Kjo ka dërguar në lëndimin e rreth 40 vetave, mirëpo që asnjë nuk ka qenë i lënduar rëndë.

Policia ka njoftuar se “njësitet relevante policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa procedurat hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit janë në proces.

Policia rastin e ka inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Lajmet e Fundit