Të shtëna me armë në Denjë të Rahovecit, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, të hënën ka marr informacion se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Në njoftimin për media thuhet se tre personat e dyshuar kishin shtënë me armë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme, ndërsa u janë konfiskuar tri armë të mbajtura pa leje.

Personat e arrestuar janë: B. B. 1986, P. M. 1991 dhe B.M. 1984.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 7.62 mm, një pistoletë e tipit TT, një karikator dhe një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator dhe 79 fishek të kalibrit 9 mm

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë.

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit