5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Zgjedhjet lokale, LVV ende në shqyrtim të kandidaturave për kryetar komunash

Qytetarët e Kosovës në vjeshtën e këtij viti do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm në komunat e tyre.

Disa nga subjektet politike si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.

Përgatitjet për këto zgjedhje është duke i bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ani pse ky subjekt deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidatë.

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë për Telegrafin se në qendrat e LVV-së nëpër komuna janë duke u mbajtur proceset e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë.

“Aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të këtyre kandidaturave nëpër nivelet e ndryshme të LV-së, të cilat përfundimisht i nënshtrohen procesit të votimit nëpër këshillat e qendrave. Përmes këtij procesi jemi të interesuar të nxjerrim kandidatët më të mirë, jo vetëm për subjektin tonë, por veçanërisht për qytetarët e komunave të cilëve do t’ju shërbejmë”, ka thënë Manxhuka.

Theksojmë se në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.

Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht. /Telegrafi/

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Lajmet e Fundit