10.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Të virgjër deri në natën e martesës!

Nëse në shekujt e kaluar virgjëria ishte diçka që ruhej me fanatizëm dhe i dhurohej bashkëshortit në natën e parë të martesës, në këtë shekull kjo nuk ndodh. Prandaj na befasojnë shembujt e personaliteteve të famshme të cilat të virgjra kanë hyrë në martesë.

Këngëtarja dhe aktorja Jessica Simpson, virgjërinë e saj e ka ruajtur deri në moshën 22-vjeçe, kur për herë të parë është martuar. Në majën e popullaritetit, Jessica e ka pranuar se është e virgjër dhe se nuk e ka ndërmend të lëshohet në marrëdhënie seksuale para martesës. Sot është në martesë të dytë dhe ka dy fëmijë.

Aktorja Lisa Kudrow e cila famën e ka arritur me serinë “Friends”, gjithashtu virgjërinë e ka ruajtur për martesë. Është interesant se ajo është martuar në moshën 32-vjeçe.

Supermodelja braziliane Adriana Lima kur kishte mbushur 24 vite, e kishte pranuar se kurrë nuk ka bërë seks dhe se virgjërinë e ruan për burrin. Dhe tri vite më vonë, ajo është martuar me basketbollistin Marko Jaric, me të cilin ka dy fëmijë, por që më nuk janë në martesë.

Këngëtarja Celine Dion e ka humbur virgjërinë me bashkëshortin e saj të tanishëm Rene Angelile. Ajo është martuar shumë herët, në moshën 20-vjeçe dhe e kishte pranuar se qysh në moshën 12-vjeçe, ajo ishte dashuruar në Rene-n, edhe pse ai ishte 26 vite më i vjetër se ajo. Në moshën 17-vjeçe kishin filluar lidhjen, por seksi i parë mes tyre ka ndodhur vetëm në natën e martesës.

Këngëtari i grupit “Coldplay”, Chris Martin, gjithashtu ka hyrë në martesë i virgjër. Dhe siç e ka pranuar vetë, ai nuk ishte i shkathët me vajzat. Për seksin e parë, ai është dashur të presë 22 vite, kur është martuar me Gwyneth Paltrow.

Edhe këngëtarja Carrie Underwood, e ka ruajtur virgjërinë deri në martesë dhe atë deri në moshën 27-vjeçe, kur është martuar me hokeistin Mike Fischer. Dhe ajo pas martesës kishte deklaruar se ndjehet krenare me veten, sepse ka arritur të mund të gjitha sfidat dhe e virgjër të hyj në martesë.

Previous article
Next article

Më Shumë

Zenun Totaj, një penë e artë nga Hasi që u ndal para kohe

Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992. Po...

Michael Myers JR, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

Ndjekësit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë votuar Michael Myers, MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi. Sipas FBK-së, basketbollisti i Trepçës ndaj prizrenasve...

Lajmet e Fundit