14.4 C
Prizren
E hënë, 19 Maj, 2025

Të zhgënjyerve

Doctorant Naser M. Bresa

Atë që nuk arritën të bënin para ligjit (sektori arsimit, sektor dikur strumbullar dhe shtet-formues, sot i anashkaluar, mbase edhe i përbuzur, si në aspektin vertikal dhe horizontal), kërkohet lobim për plotësim-ndryshim.

Institucioni (SBASHK) përfaqësues i mësimdhënësve në të gjitha nivelet, mision bazik ka lobimin në interes grupor të atyre që përfaqësojnë!

Sektori arsimit gjeneron në të gjitha nivelet shoqërore, më kushtimisht thënë është shtylla kurrizore në çdo shoqëri, si e tillë edhe duhet të sistemohet në listën e të rëndësishmes më pak të rëndësishmes apo shumë pak të rëndësishmes, vlerësojeni ju.

Arsimimi është shumë dimensional si në aspekt teorik dhe praktik, komponentë të kombinuara, rrugëtuese drejt perspektives, arsim-nxënje kualitative. Interesant ishte qasja e avokatit të popullit, kërkim për t ‘vlerësuar n ‘Kushtetuese ligjin për paga, shumëçka lenë për të dëshiruar, specifikisht koha, nga apriori lindin pyetje, çfarë priti deri tash, grumbullim faktesh apo pikun neuralgjik…?!

Gjendja aktuale, një pjesë të shoqërisë pas dërgimit të ligjit pagave në Kushtetuese, tingëllon alo “termet”, a thua asgjë s’paska shkuar si duhet, nuk qenkan adresuar shumë çështje, nga ky sfond amplitudash, urojmë në vargun e tyre të jetë akceptuar vullneti-investimi i atyre që janë më dobët rreshtuar siç janë mësimdhënësit, si në kontekstin kohorë po ashtu strukturor-edukativ.

Sindikatat e fuqishme konsiderohet përfaqësimi-lobimi fuqishëm dhe rezultate të arritura, e për të arritur duhet konsistencë, strategji vepruese, ndërveprim dhe guxim për të realizuar misionin.

Ky moment është krucial për të rinisur apo ringjallur shpresën e venitur për më shumë se 20.000 punëtorë arsimor dhe mijëra të pensionuar(duke përfshirë edhe mësimdhënës të viteve ’90).

E dhimbshme, jo-impulsiviteti dhe mungesa “kondicionale” shpesh lenë përshtypje se ky organizëm nuk ka bërë reformime në planin operativ. Kronologjikisht, “unazat” e krijuar brenda këtij institucioni lënë përshtypjen e “ngjizurës”, nëse po, të tillat humbin elasticitetin, fleksibilitetin depërtues brenda nyjës vendimmarrëse. Besoj, SBASHK duhet të thërras anëtarësinë e gjërë, jo sa për sy e faqe, por për organizim të mirëfilltë strukturor, profesional, sepse ora është kthyer së numëruari s’prapthi..

Kushtimisht mund të thuhet asgjë për “mashallah”, faji jetim, përfaqësuesit aktual dhe ata që do vijnë, kujdesëshëm duhet trajtuar amanetin e mijëra anëtarëve, rritje përgjegjësisë dhe llogaridhënje. Konceptualisht nuk mendoj se më ‘’i ngritur’’ është një profesionist në mjekësi apo jurist ku edhe ata janë nga i njëjti ‘’brum’’ por xhepin si duket e kanë të fryer, në këto raste zëri kumbon shumë, ata duket se ishin përfaqësuar më mirë!

Ma shumë se kurrë duhet vëmendje, e ardhmja sindikale e kthjelluar apo e dremitur, energjizuar apo letargji, vizionaritet apo amulli, përfaqësim i dinjitetshëm apo sipërfaqësor, pritje për vendim nga hisedarët sindikalë.
Elemeti “katarzis” duhet të lizojë lakmitaret, të vetëknaqurit, sidomos hyzmetqaret e parapolitikës dhe klanor të tillët duhet spostuar apo pensionuar për ti lanë rrugë përgjegjësisë. Në këtë rrugëtim, shpesh jo i lehtë, duhet falenderuar ata që kanë punuar dinjitetshëm, respekt. Këmbanat bien për ata që kanë “veshë”, edhe mësimëdhënësit nuk duhet të pranojnë Koeficient më të ulët se 3.5. për këtë ka 1001 arsye.

E para do kthej dinjitetin e mësimëdhënsve të venitur n’vite (30 vite), të mundësoj shkollimin dhe studimin e fëmijëve të tyre, të parandaloj shpërnguljen e kuadrove profesionale shumë profileshe brenda arsimit, pastaj problemi i krijuar nga komisioni për ligj-paga që për punë të njejt pagë të njejt(vendim deprimues për të gjithë aspiruesit e shkencës-studimit dhe përpektivës profesionale), shpikje e çuditshme dhe aspak profesionale (mbase e stërvjetëruar si mendësi),duhet ndryshuar pagesë sipas përgaditjes profesionale.

Avokati a bëri apo nuk bëri mirë, në këtë prizëm po krijohet aktualiteti i ri, si në grupe të caktuara, n’lëkurën e ngadhënjimtarit, po ashtu në grupin që dukej i neutralizuar sipërfaqësisht, zëri i tyre shterrohej ende pa jehuar, të fundit duhet të rienergjizohen?!

Në plan përspektivë presim të intervenoj Avokati i Popullit për vlerësimin e punës për mësimdhënës të viteve ’90, shpërblyer me normë sipërfaqësore, gjë që duhet të barazohet me detyrën dhe përkushtimin e shenjët, ata meritojnë kompensim-investimi përkthyer në aspektin kohor. Problem tjetër i legjislativit(kompensim i punës së viteve ’90) për këtë grup relativisht të madh, të tillët përfitojnë tek pas pensionimi (sa vendim i çuditshëm, kujt i ra ndërmend të bëjë këtë propozim edhe ma keq ata që e pranuan, duke mos përjashtuar votuesit), e dhimbshme për këtë ushtri lapsi, shpresojmë në dy raste Avokati besoj nuk do hesht.

Nëse tërhjekim një paralelizëm në mes të burgosurve politik dhe mësimdhënësve të viteve ’90, çfarë logjike do të kishte kompensim për të burgosur politik pas arritjes së moshës pensionale, mirë që nuk ndodh…?! Pse, ky rast vlerësim i ligjit të pagave mund të vlerësohet si “Nur” pas shqurtimit dhe kërkim hapjes për të ndryshuar apo përmirësuar gabimet e bëra në vlersim-koeficienti të punës së mësimdhënësve. Aktivistja e të drejtave të njeriut, E.B. në 1991, për arsimin thoshte:

”Ky model vetëmohues i arsimimit shtëpi-shkollë, është rast pothuajse unikë në botë, kurrë mos u dorëzoni, jeni fitimtar” [email protected]

Më Shumë

Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hotin në 26-vjetorin e zhdukjes së tij. Përmes një postimi në "Facebook", Osmani tha se...

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e...

Lajmet e Fundit