6.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Teatri i Prizrenit jep shfaqje për mantelbardhët

Të dielën e ardhshme, më 24 janar 2021, Teatri i Prizrenit, “Bekim Fehmiu” do të japë reprizën e dramës, “Shtetrrethimi”, vetëm për punëtorët shëndetësor.

Shfaqja jepet në ora 19:00, ndërsa shfaqet enkas për të nderuar punën që po bëjnë mantelbardhët për shpëtimin e jetëve të qytetarëve nga pandemia e Coronavirusit.

“Teatri i qytetit ‘Bekim Fehmiu’ në Prizren, në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën, angazhimin dhe sakrificën e gjithë punëtorëve shëndetësorë të qytetit tonë ka vendosur të japë shfaqjen e sapo prodhuar, ‘Shtetrrethimi’, enkas dhe gratis për mantelbardhët e QKMF dhe Spitalit Regjional te  Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Prizrenit, në Facebook.

Ndërsa, për ta bërë më simbolike këtë ngjarje teatrore, Teatri i Prizrenit lutë gjithë punëtorët shëndetësorë që do të shkojnë në shfaqje, mundësisht të bartin mantelet e bardha.

Shfaqja “Shtetrrethimi” trajton temën e një pandemie të ndodhur shume vite më parë.

“Duke ditur se ky tekst dramaturgjik nga nobelisti Albert Kamy, i shkruar më shumë se 50 vjet më parë, trajton një pandemi, për më shumë e punuar në kohë pandemie nga teatri ynë, në regji të Fatos Berishës, konsiderojmë se përveç respektit dhe falënderimit nga ana e jonë mantelbardhët do të shijojnë një shfaqje shumë të mirë dhe interesante”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Prizrenit.

Posteri i shfaqjes ‘Shtetrrethimi’. Foto: Facebook/Teatri ‘Bekim Fehmiu’

Më Shumë

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Lajmet e Fundit