27.7 C
Prizren
E hënë, 5 Korrik, 2021

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme mbeten të pakta.

Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Nuk presim një listë të gjatë arritjesh nga ky takim,” tha një zyrtar amerikan gjatë udhëtimit me avionin presidencial për në Gjenevë, duke shtuar se dy udhëheqësit pritet të diskutojnë për orë të tëra. Marrëdhëniet janë acaruar prej vitesh, duke filluar me aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, ndërhyrjen e rusëve në Siri në 2015 dhe akuzat amerikane, të kundërshtuara nga Kremlini, se Rusia është përzier në zgjedhjet amerikane.

Komenti i Presidentit Biden në mars se Putini është “vrasës” e acaruan edhe më tej situatën, duke rezultuar në thirrjen nga Kremlini të ambasadorit të tij në Uashington. Në prill, SHBA thirrën ambasadorin e tyre në Moskë. Asnjë prej tyre nuk është kthyer ende në post. Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA synon të arrijë një numër “ndarje detyrash” që në zhargonin qeveritar në Uashington nënkupton emërimin e disa funksionarëve nga të dyja palët për të vazhduar diskutimet në nivel më të ulët “për tema ku mund të punohet bashkarisht për të avancuar interesat kombëtare dhe për ta bërë botën më të sigurtë”.

Kontrolli i armëve është një nga temat ku gjatë viteve është regjistruar mirëkuptim, megjithë fërkimet në fusha të tjera. Vladimir Frolov, ish-diplomat rus, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Presidenti Putin dëshiron marrëdhënie me respekt dhe kërkon të trajtohet si anëtarët e ish-Byrosë Politike të Bashkimit Sovjetik në vitet 1960-1980, që “një trajtim që në mënyrë simbolike ta vlerësojë Rusinë si një fuqi e barabartë strategjike me Shtetet e Bashkuara”.

“Në këmbim, Moska mund të tregohet e gatshme të reduktojë disa nga marrëzitë që ka bërë,” tha zoti Frolov, duke shtuar se me këtë term nënkupton se “s’do ketë më helmime, dhunë fizike, arrestime e rrëmbime të shtetasve amerikanë e rusë. S’do të ketë ndërhyrje në punët e brendshme”. Dmitri Trenin, drejtor i Qendrës Carnegie në Moskë thotë se për takimin janë paracaktuar synime modeste:

“Suksesi i parë nga ky takim në Gjenevë do të jetë fakti që palët nuk u zunë me grushte, pra nuk do të ketë nevojë për një konflikt ushtarak,” thotë ai. Një shenjë simbolike e tensionit mes dy udhëheqësve është fakti që nuk është planifikuar drekë e përbashkët Biden-Putin dhe secili prej tyre do të zhvillojë një konferencë të veçantë për shtyp.

“(Biden dhe Putin) nuk do ndajnë bukë bashkë”, tha zyrtari i lartë amerikan. Megjithëse atmosfera do të jetë solemne dhe e nderë, sfondi do të jetë spektakolar: një vilë elegante me një kopsht prej 30 ha në brigjet e Liqenit të Gjenevës./VOA/

Më Shumë

Zafir Berisha: Jam një alternativë më ndryshe nga “shkollat” që kanë qeverisur Prizrenin

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha thotë se Nisma ka mbetur shpresa e vetme për këtë qytet. “Qytetarët tashmë kanë parasysh qëndrimet...

Anton Quni: Ky mjek ma shpëtoi jetën

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka treguar se ai nuk ka qenë mirë me shëndet. Ai ka falënderuar doktorin e Spitalit...

ZYRTARE: KB Bashkimi transferon Valon Bunjakun

Basketbollisti Valon Bunjaku është lojtari më i ri i KB Bashkimit. Bunjku u transferua nga KB Golden Eagle Ylli ku në sezonin e fundit e...

Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit

Një zyrtar i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se kritikimi i partisë në pushtet në Turqi ka rezultuar me ndalimin e...

Shkon në 11 numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Florida, 150 të zhdukur

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën edhe dy trupa të tjerë nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Florida, duke e çuar në 11 numrin zyrtar...

Vite apo vjet? Ja si duhet t’i shkruajmë saktë

Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”: “vite” apo “vjet”? Si ta shkruajmë dhe përdorim saktë këtë emër në numrin shumës? Shumë herë...

Shpallet lista e këngëve konkurruese për edicionin 32-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit së bashku me organizatorët e festivalit Zambaku i Prizrenit, shpallin listën e këngëve konkurruese...

Qytetarët s’po kanë ku t’i kalojnë ditët e nxehta’, LDK kritikon Haskukën për degradim të gjelbërimit në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj qeverisjes së kryetarit të Komunës së Prizrenit , Mytaher Haskuka pasi sipas tyre i njëjti...

Vritet një shqiptar në Francë

Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në Strasburg të Francës. Sipas raportimeve të mediave franceze, viktima është goditur me dy plumba në kokë dhe...

Rrahej në Malishevë, gruaja detyrohet të kthehet te familja e saj në Prizren

Në mbrëmjen që lamë pas në Malishevë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku një person ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psiqike...

Burgu i Nishit dhe telefonata nga Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, “Plaku” dhe Adem Demaçi

Rrëfime nga i burgosuri e i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Nait Hasani Sa herë vinte nata, pasi hanim darkë, mbyllej dera e...

Lansohen pullat postare “Nga trashëgimia – hedhja e gurit, luajtja me shkop etj”

Posta e Kosovës, sot lëshoi në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar: “Nga trashëgimia – hedhja e gurit, luajtja me shkop...

Gruaja turke pretendon se është me vjetra në botë, festoi 119 vjetorin e lindjes

Një grua në Turqi pretendon të ketë festuar ditëlindjen e saj të 119 të dielën, gjë që do ta bënte atë personin më të...

Përfshihet nga zjarri një garazhë në Suharekë, brenda kishte një traktor dhe dhjetë biçikleta

POLICIA e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërthimit të zjarrit në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit të policisë ankuesi mashkull kosovar ka...

Mourinho parashikon gjysmëfinalistët e EURO 2020

Jose Mourinho tash trajner i Romës ka bërë parashikimet se kush do të jetë në gjysmëfinale të Euro 2020. Mourinho parashikon që Italia do të...

Rexhaj: VV-ja është rritur shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka folur sa i përket përçarjeve brenda VV-së, për të cilat thotë se për shkak të anëtarësimeve të...

Lajmet e Fundit