15.1 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Tentimi i tretë, s’garanton zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kuvendi i Kosoves 7Blloqet parlamentare nuk janë duke dhënë sinjale për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, para se Kuvendi të mblidhet për herën e tretë, me tendencë të zgjedhjes së kryeparlamentarit. PDK me aleatët e saj në njërën anë dhe koalicioni LAN-VV në anën tjetër nuk kanë qëndrim unik as sa i përket mënyrës dhe kohës së thirrjes së seancës konstituive.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se vetëm ajo mund ta thërrasë vazhdimin e kësaj seance. Bile, e ka lënë të hapur mundësinë që brenda kësaj jave të zhvillohet kjo seancë, ndonëse nuk e ka përcaktuar ditën. Mirëpo, ajo ka apeluar të subjektet politike që të bëjnë marrëveshje para vazhdimit të seancës, pasi sipas saj, pa pasur një marrëveshje politike, seanca nuk ka pse të ndodhë ngase rezultati do të jetë i njëjtë sikur i seancës së kaluar.

Por, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, vlerëson se kërkesa që të arrihet marrëveshje ndërmjet subjekteve politike nuk është në kompetencën e Brovinës. “Seanca duhet të thirret dhe të procedohet më tutje. Sa i përket çështjes së marrëveshjeve në mes të subjekteve politike këtë gjë nuk mund ta diktojë kryesuesja Flora Brovina./tribuna/

Më Shumë

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit